Flash

Vendimi i Bordit të Transparencës për karburantet/Konfindustria:Të ulet barra fiskale

Lapsi.al 27 March 2026
Vendimi i Bordit të Transparencës për

Konfindustria mbështet vendimin e ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Në një reagim Konfindustria, sqaron se kjo përbën ndërhyrjen e parë të qeverisë shqiptare në tregun e karburanteve në kushtet e jashtëzakonshme të krizës.

“Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik. Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulta, që tregon qartësisht për hapësirat e gjera të spekulimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikëqyrjes së tregut strategjik të karburanteve”, thuhet në deklaratë.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që bashkë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të Transparencës për parandalimin e spekulimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:

-Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit

– Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikqyrës

– Rishikimin e ndërtimit të sotëm në drejtimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregti me shumicë dhe pakicë

– Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendi

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI