Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari

Lapsi.al 27 March 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Në pranga u vu Aurel Sulo pasi u kap në flagrancë në Koplik, duke transportuar me automjet 6 emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Policia bën me dije se janë proceduar edhe emigrantët: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.”, njofton policia.

Njoftimi i policise:

DVP Shkodër/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Finalizohet operacioni i koduar “Tranziti”.

Vihet në pranga një 27-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.

27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Procedohen penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSh-së.

Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, këta 6 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI