Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%/ Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër

Lapsi.al 27 March 2026
Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%/ Çmimi do të arrijë

Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, e ndikuar nga shtrenjtimit e furnizimeve të importuesve.

Shtrenjtimi i lëndëve djegëse për rafineritë e përpunimit të vajit të lulediellit jashtë dhe tarifat për transport kanë sjellë që përgjatë muajit mars importuesit vendas të shtrenjtojnë çmimin e shitjes me shumicë të vajit ushqimor nga 7-8%.

Gjatë muajit shkurt, periudhë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, sipas importuesve vaji i lulediellit tregtohej me çmim shumice nga 176 deri 178 lekë për litër. Duke nisur nga java e tretë e muajit mars importuesit pohojnë se kanë qenë të detyruar të rrisin çmimin me rreth 5 lekë për litër, duke e çuar 182 deri 183 lekë për litër.

Nga fillimi i javës së fundit të muajit mars, importuesit e vajit të përpunuar që ambalazhohet në vend, thonë se do të ketë edhe një tjetër shtrenjtim të çmimit me 7 lekë të tjera për litër. Pas këtyre rritjeve, çmimi më shumicë i vajit ushqimor arrin 190 lekë për litër.

Një prej importuesit e vajit të lulediellit shpjegoi për “Monitor” se shkak i shtrenjtimit të çmimit është rritja e çmimit të produktit nga fabrikat prodhuese dhe shtrenjtimit të tarifave të transportit.

“Prodhuesit e vajit në Hungari nga ku furnizohet Shqipëria kanë rritur çmimin e shitjes së produktit, për shkak të rritjes së kostove nga karburanti dhe lëndët djegëse që përdorin rafineritë. Vetëm nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse çmimet e furnizimeve janë rritur 1.5 lekë për litër.

Pas nisjes së luftës shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për tarifat e transportit. Nëse gjatë muajit shkurt për transportin e 1 ton vaj paguhej tarifa nga 140 deri 160 USD, pas nisjes së luftës tarifa e transportit arriti 200 USD për ton. Kjo e shtrenjton edhe 1 lekë tjetër për litër vajin e importuar.”

Situatë e ngjashme me shtrenjtim të çmimeve për vajin ushqimor të lulediellit ndodhi edhe gjatë muajit mars 2022.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%. Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit në tregun e pakicës u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje).

Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.

Ekspertët nënvizojnë se mungesa e prodhimit të vajit ushqimor vendas tregoi edhe një herë se ekonomisë shqiptare i mungoi amortizatori kryesor për të frenuar inflacionin e çmimit.

Shqipëria ka pasur dy rafineri të përpunimit të vajit, fabrikën e kompanisë “Olim” dhe të shoqërisë “Vajra bimore” që tregtonte vajin “Fiol”, por aktualisht asnjë prej tyre nuk importon vaj të papërpunuar (grexho) dhe ta rafinojë atë duke e kthyer në vaj ushqimor. Prej 2016, prej gati 1 dekade kompanitë përpunuese janë kthyer në ambalazhues të vajit të përpunuar të importit. /Monitor.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI