Flash

Resorti në Gjirin e Manastirit, PD: U dëmtua trashëgimia kulturore

Lapsi.al 26 March 2026
Resorti në Gjirin e Manastirit, PD: U dëmtua trashëgimia

PD ka denoncuar sot publikisht ndërtimin e resortit në Gjirin e Manastirit. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli theksoi se resorti ngrihet në pjesën e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërsa shton se ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ndërtimi i resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private.

Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010.

Sipas të dhënave të bëra publike nga investigimi i Qendrës ‘Amfora’,

Kompania zhvilluese me stratusin e investitorit strategjik, nuk respektoi monitorimin arkeologjik, gjithashtu u gjet në shkelje nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS.

Ndërsa autoritetet e kulturës censuruan dokumentet dhe ndërruan disa herë alibi.

Manipulimi i trashëgimisë kulturore për interesa klienteliste dhe ekonomike përbën një nga format më të rënda të abuzimit me pasuritë kombëtare.

Arkeologia Iris Pojani, ose siç e quajnë ndryshe mikesha e ministers Mirela Kumbaro që në atë kohë drejtonte ministrinë e Kulturës, rezulton të ketë hartuar një raport vëzhgimi arkeologjik me anë të të cilit I hapi rrugë ndërtimit në zonën e Manastirit pikërisht në ‘pikën e voçkël’ të cilësuar nga Mirela Kumbaro, por me potencial të lartë arkeologjik.

Sipas investigimit:

Ky raport nuk përfshin një zbulim të rëndësishëm arkeologjik të vitit 2010, një strukturë rrethore e dyshuar si pjesë e një sistemi mbrojtës të periudhës së Antikitetit të Vonë.

Nuk janë rekomanduar sondazhe arkeologjike për punimet nëntokësore, edhe pse zona konsiderohet me risk të lartë si dhe,

Punimet në terren kanë vijuar pa monitorim arkeologjik.

Prandaj, Partia Demokratike kërkon:

Hetimin në mënyrë të plotë dhe të pavarur të këtij rasti;

Të verifikohet integriteti i raportit arkeologjik dhe procedurave të ndjekura;

Të vendosen përgjegjësi për çdo shkelje ligjore apo profesionale;

Të garantohet mbrojtja reale e pasurive kulturore dhe transparenca e plotë për publikun.

Trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si mall për t’u negociuar.

Ajo është pasuri kombëtare dhe detyrim ndaj brezave që vijnë.

Koha për përgjegjësi është tani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI