Flash

“Ik se të vrαvα dhe ty”/ Detaje tronditëse nga ngjarja tragjike në Kosovë

Lapsi.al 23 March 2026
“Ik se të vrαvα dhe ty”/ Detaje tronditëse nga

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës në Kosovë ka lënë pas 3 viktima dhe ka hapur një seri pikëpyetjesh mbi rrethanat e saj. Nga momenti i ngjarjes, mediat kanë raportuar versione të ndryshme, ndërsa familjarët po përpiqen të sqarojnë atë që ka ndodhur.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, para ngjarjes Ardita dhe Ilazi kishin hyrë të tensionuar në një kafene dhe aty kanë qëndruar për rreth një orë. Po ashtu, çifti kanë pirë nga 3 kafe dhe herë pas here kanë folur me tone të larta. Në momentin e pagesës, të dy janë ngritur në këmbë, ndërsa Ardita kishte lënë çantën e dorës në karrigen pranë tavolinës ku kishin pirë kafe. Menjëherë pas pagesës, ajo ishte kthyer për ta marrë.

Pasi 31-vjeçarja dhe 45-vjeçari kanë dalë nga lokali, janë nisur drejt një veture të tipit Volkswagen me ngjyrë të bardhë. Fillimisht, Ardita ishte ulur në sediljen e përparme, por sipas burimeve, pas vetëm pak minutash ajo kishte kaluar në pjesën e pasme të veturës.

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka dhënë detaje për Klan Kosova, duke mohuar disa nga informacionet që janë shpërndarë. Ai ka theksuar se familja e tyre nuk ka pasur kurrë konflikte të dukshme me askënd dhe se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi.

Sipas familjarit, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur dhe dhunshëm. Ai ka treguar se pas incidentit të parë, Ardita Gashi u është afruar pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ajo ishte bashkë me nusen e djalit dhe 3 fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar familjari.

Ai ka sqaruar gjithashtu se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se Ardita kishte përdorur një armë automatike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit, kur Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë Ilaz Brahimin. Një tjetër pjesëtar i familjes, Miradije Gashi, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e së hënës gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ardita Gashi gjithashtu u dërgua në QKUK në gjendje kritike për shkak të plagëve nga vetëplagosja, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq gjithashtu mëngjesin e së hënës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ngjarja kishte filluar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes Ardita Gashit dhe Ilaz Brahimit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Kolonjë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa p...

19:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI