Flash

Hyn në fuqi "bordi" për naftën, në mbledhjen e parë do përcaktohet çmimi tavan

Lapsi.al 23 March 2026
Hyn në fuqi "bordi" për naftën, në mbledhjen e

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Burime sqarojnë se Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për caktuar çmimet tavan për tregtimin e naftës.

“Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI