Flash

Kërkohej nga Danimarka për dy vrasje, i riu shqiptar kapet në Prishtinë

Lapsi.al 23 March 2026
Kërkohej nga Danimarka për dy vrasje, i riu shqiptar kapet në

Një operacion i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka çuar në pranga një nga personat më të kërkuar nga Danimarka. Bëhet fjalë për Liridon Fetahin, i dyshuar për përfshirje në dy raste vrasjesh dhe lidhje me një bandë kriminale daneze.

Arrestimi u krye më 23 mars në kryeqytet, pas një pune operative në terren. Në aksion morën pjesë njësia “FAST Kosova”, forcat e rendit dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, në një ndërhyrje të koordinuar që përfundoi pa incidente.

Sipas burimeve zyrtare, Fetahi ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një “Red Notice” të lëshuar nga INTERPOL në Danimarkë. një sinjal që përdoret për persona të dyshuar për krime të rënda.

Dy ngjarjet për të cilat ai kërkohej datojnë në vitin 2020. Në prill, një person u qëllua për vdekje në një parking publik. Ndërsa në nëntor, një tjetër sulm me armë la tre të plagosur, dy prej të cilëve humbën jetën. Sipas të dhënave nga ENFAST dhe INTERPOL, ai konsiderohej një nga personat më të kërkuar në Danimarkë dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të organizuar.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autoritetet në Kosovë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën daneze për procedurat e mëtejshme, ndërsa çështja po trajtohet nga Prokuroria Speciale.

Kapja e vrasësit me pagesë shihet nga mediat si një goditje ndaj rrjeteve kriminale që operojnë përtej kufijve dhe një tjetër rast i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI