Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Emigracioni i të rinjve, ulen lindjet me 35% në një dekadë

Lapsi.al 15 March 2026
Emigracioni i të rinjve, ulen lindjet me 35% në një dekadë

Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u ndalur. Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit.

Demografët shpjegojnë se kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt (sidomos grupmoshat 20–39 vjeç), pra mosha riprodhuese, tkurrja priret të përshpejtohet. Ky fenomen që, në gjuhë teknike, quhet moment demografik në kah negativ, tregon se edhe sikur fertiliteti të mos bjerë më, fakti që ka më pak gra dhe burra në moshat e lindjes e ul numrin absolut të lindjeve, dhe pastaj kjo ushqen një cikël tjetër tkurrjeje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i grave në kulmin e riprodhimit 20-34 vjeç ra me 32%. Qarqe të tëra kanë humbur mbi gjysmën e grave në moshën e lindjes në dekadën e fundit. Popullsia e re në moshë riprodhimi u tkurr dy herë më shpejt se popullsia e përgjithshme, duke garantuar përkeqësim të fortë të lindjeve në vijim.

Vitin e kaluar lindën 21,425 bebe në të gjithë vendin, ose 8% më pak se vitin paraardhës. Ritmi i rënies është thelluar pas pandemisë me rreth 26% gjatë 2021–2025.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh ndjek zhvillimet demografike në vend, thekson se numri i lindjeve nuk po ulet vetëm nga niveli i lartë i emigrimit te të rinjtë dhe as nga ndryshimi i stilit të jetesës që i çon ata më shumë drejt karrierës, por edhe nga kostot e larta që përballet një familje e re.

“Vrojtimet tona kanë gjetur se çiftet e reja në Tiranë lindin më pak se sa bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë në emigracion. Kemi vënë re që sapo dy të rinj ikin nga Shqipëria lindin dy apo më shumë fëmijë”, tha z. Gëdeshi. Demografët thonë se ende ka një hendek mes dëshirës për të lindur fëmijë dhe atyre që lindin në realitet.

Në vitin 2018, në anketën e shëndetit, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Demografët pohojnë se qeveria, me politikat e saj, duhet të korrektojë pikërisht këtë hendek, që të mundësojë ambientin që gratë të lindin të gjithë fëmijët që duan.

Skenarët, 13 mijë bebe në vitin 2035

Nëse zhvillimet demografike ecin me ritmet aktuale, emigracion të fortë te të rinjtë dhe rënie të normave të fertilitetit, lindjet do të zbresin gradualisht drejt 13 mijë deri në vitin 2035, për shkak të rënies potenciale të prindërve të ardhshëm. Në kushtet kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt, kjo do të sillte rreth 10 mijë lindje në vit në 2040.

Jemi në momentin ku rritja e lindjeve nuk vjen më nga dëshira për të pasur fëmijë, por se nuk ka kush t’i lindë. Vendi ka hyrë në një cikël ku tkurrja po kalon nga rënie lineare në rënie të përshpejtuar, sepse tani nuk po bie vetëm norma e lindshmërisë, por po tkurret vetë popullsia që sjell lindje.

Nëse në vitin 2015, Shqipëria numëronte mbi 124 mijë vajza të moshës 20–24 vjeç, në vitin 2025 ky numër ka rënë në rreth 72 mijë, një rënie drastike prej rreth 42%.

E njëjta tendencë ndiqet edhe në grupmoshën 15–19 vjeç, ku rënia prej rreth 49 mijë personash paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë për balancat demografike të vendit.

Nga ana tjetër, rënia është më e moderuar në moshat e vjetra të fertilitetit (45–49 vjeç), ku rezultuan mbi 72 mijë, relativisht më i lartë krahasuar me vajzat e reja.

Kjo përmbysje e strukturës, ku ka më shumë gra që po dalin nga mosha e riprodhimit sesa vajza që po hyjnë në të, konfirmon se momenti demografik është kthyer në një kah negativ të pakthyeshëm për momentin.

Në vitin 2015, struktura e grave në moshë riprodhimi ishte e orientuar drejt të rejave, me mbi 117 mijë vajza në grupin 15–19 vjeç. Sot, ky grup është reduktuar në rreth 68 mijë. Ky reduktim me pothuajse gjysmën e popullsisë riprodhuese brenda 10 viteve shpjegon arsyen pse shifrat e lindjeve në rang kombëtar po pësojnë dhe do të pësojnë rënie dyshifrore vit pas viti.

Emigracioni masiv i moshave të reja po lë pas një gropë që nuk mund të mbushet me politika sociale afatshkurtra./Monitor

Të këshilluara

Një tjetër tërmet i fortë godet Greqinë

Greqia është goditur edhe sot nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ndodhën pasdite. Ato kishin epiqendër n...

18:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI