Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Plagosja e 39-vjeçarit turk dje në Sauk/ I plagosuri kyç gojën para policisë

Lapsi.al 10 March 2026
Plagosja e 39-vjeçarit turk dje në Sauk/ I plagosuri kyç

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar. Bëhet me dije se, Uçar, i cili u plagos nga bashkëkombës i tij, nuk është treguar bashkëpunues me policinë. I marrë në pyetje nga hetuesit, ai ka pretenduar se nuk e njeh autorin e ngjarjes dhe se nuk ka asnjë konflikt me të.

Ndërkohë, Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të plagosjes, teksa autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara, në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar me emër, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

Pas ngjarjes ai është arratisur me shpejtësi, por policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

Gjithashtu, në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin. Përmes Interpolit po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI