Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Përplasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, arrestohet i riu në Berat

Lapsi.al 10 March 2026
Përplasi me makinë 42-vjeçarin që po lëvizte me

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të një aksidenti rrugor të ndodhur më 8 mars 2026 në aksin “Dimal–Berat”, ku një automjet përplasi një biçikletë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan. Nga hetimet rezultoi se i riu, duke drejtuar një automjet, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi me inicialet R. T., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale.

Njoftimi i policisë:

Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan.

19-vjeçari, pasi ka përplasur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi R. T., është larguar nga vendi i aksidentit, me qëllim shmangien e përgjëgjësisë penale.

42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI