Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Tritol makinës së 36-vjeçarit me precedente që jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës

Lapsi.al 10 March 2026
Tritol makinës së 36-vjeçarit me precedente që jeton mes

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 në rrugën “Vasil Ndocka”, ku një automjet është dëmtuar pas vendosjes së një sasie tritoli.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ishte në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç, i cili jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë mund të jetë një nga motivet e mundshme të vendosjes së lëndës plasëse.

Burime bëjnë me dije se Klosi rezulton me precedent penal për konflikte të mëparshme. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendos lëndën plasëse në automjet. Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pasi ka vendosur tritolin.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI