Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut

Lapsi.al 10 March 2026
Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, si edhe nga Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Relator i çështjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Pas hedhjes së shortit, pritet që trupa gjykuese të përcaktojë edhe datën kur do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e rekursit. Deri më tani, një afat i tillë ende nuk është bërë publik.

Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.

Një ditë më parë Partia Socialiste doli me një qëndrim zyrtar mbi çështjen, pas afro 3 muajsh nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut për t’i dhënë përgjigje negative kësaj kërkese. Nga prokuroria ishin sjellë argumente që legjitimonin arrestin: Rëndimi i akuzës se janë shtuar episodet, rreziku i prishjes së provave, rrezikun i arratisjes apo mundësia për të përsëritur një krim edhe më të rëndë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI