Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Berisha takon zyrtarin e lartë gjerman: Qëndrojmë të vendosur në për integrimin në BE

Lapsi.al 10 March 2026
Berisha takon zyrtarin e lartë gjerman: Qëndrojmë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Duke folur për mediat, kryedemokrati u shpreh se, gjatë takimit ka informuar raportuesin për Shqipërinë në CDU-së, për situatën në vend. Berisha u shpreh se, qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe se, qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

"Zhvillova një takim deputetin Peter Beyer një njohës i thellë i Shqipërisë dhe i rajonit tonë. Unë e falënderova dhe shpreha mirënjohjen më të thellë zotit Peter Beyer, Bundestagut, CDU-së dhe qeverisë, për interesin e tyre dhe për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe interesin e tyre për zhvillimet në Shqipëri.

E informova dhe paraqita pikëpamjet e opozitës lidhur me këto zhvillime dhe e sigurova se ne, qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi. Faleminderit shumë dhe njëherë zoti Beyer për të gjithë mbështetjen dhe interesin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI