Flash

Arrestohet Britney Spears

Lapsi.al 5 March 2026
Arrestohet Britney Spears

Britney Spears është arrestuar së fundmi për drejtim të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Këngëtarja e hitit “Oops!... I Did It Again”, 44 vjeç, u ndalua nga patrulla e autostradës në Kaliforni të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 21:28 me orën lokale, në Ventura County.
Sipas të dhënave të burgut të qarkut Ventura, Spears u regjistrua zyrtarisht në paraburgim në orën 03:02 të mëngjesit dhe u lirua disa orë më vonë, rreth orës 06:07 të së enjtes. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ. Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj. Pas arrestimit, Spears hoqi profilin e saj në Instagram. Përfaqësuesi i saj, Cade Hudson, deklaroi se incidenti ishte “i pafalshëm” dhe se artistja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të respektuar ligjin. “Britney do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet dhe shpresojmë që kjo të jetë një pikënisje për ndryshime të nevojshme në jetën e saj,” tha ai, duke shtuar se familja dhe të afërmit do ta mbështesin gjatë kësaj periudhe të vështirë. Arrestimi vjen disa muaj pasi këngëtarja ishte filmuar duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt pas një daljeje me miq. Në një video të publikuar në tetor 2025, Spears shihej duke dalë nga një restorant në Thousand Oaks dhe duke u futur në makinën e saj, ndërsa disa persona përpiqeshin ta ndalonin. Megjithatë, ajo më vonë reagoi në rrjetet sociale duke pretenduar se në video nuk ishte ajo që po drejtonte makinën, por një person që i ngjante.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI