Flash

Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së Eric Dane

Lapsi.al 3 March 2026
Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së Eric Dane

Shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit të njohur Eric Dane është bërë publik.

Sipas certifikatës së vdekjes, aktori i serialit Grey's Anatomy ka ndërruar jetë si pasojë e dështimit respirator. Dokumenti zyrtar konfirmon gjithashtu se shkaku themelor ishte skleroza laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje progresive e sistemit nervor që prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore, duke çuar në humbje të kontrollit të muskujve.

Dane u nda nga jeta më 19 shkurt, vetëm 10 muaj pasi kishte bërë publik diagnozën e tij me ALS. Ai ishte 53 vjeç.

“Me zemra të thyera ndajmë lajmin se Eric Dane u nda nga jeta pas një beteje të guximshme me ALS,” deklaroi familja e tij në një reagim për media. Ata shtuan se gjatë përballjes me sëmundjen, aktori ishte bërë një zë i fortë për ndërgjegjësimin dhe kërkimet shkencore mbi ALS.

Eric  kishte folur hapur për gjendjen e tij shëndetësore. Në një intervistë të qershorit 2025, ai tregoi se simptomat e para ishin dobësia në dorën e djathtë, të cilën fillimisht e kishte neglizhuar.

Me përkeqësimin e gjendjes, aktori u pa në publik duke përdorur karrige me rrota. Edhe pse vijoi të punonte për një periudhë, ai u detyrua të tërhiqej nga disa angazhime për shkak të komplikimeve.

Në momentin e ndarjes nga jeta, Dane ishte ende i martuar me bashkëshorten e tij, Rebecca Gayheart, me të cilën kishte dy vajza. Çifti ishte ndarë prej vitesh, por kishin anuluar zyrtarisht divorcin në mars 2025.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI