Flash

Ndryshon sërish afati i burgimit për Sean “Diddy” Combs

Lapsi.al 3 March 2026
Ndryshon sërish afati i burgimit për Sean “Diddy” Combs

Reperi dhe producenti i njohur Sean "Diddy" Combs do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht, ndërsa vazhdon betejën ligjore për apelimin e dënimit të tij katërvjeçar.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve në SHBA, data e lirimit të tij është shtyrë nga 4 qershor 2028 në 25 prill 2028.

Vendimi vjen pasi Combs u pranua në nëntor në programin e rehabilitimit kundër abuzimit me substanca (Residential Drug Abuse Program – RDAP), i cili mund të çojë në ulje të kohëzgjatjes së dënimit.

Në një deklaratë të mëparshme, përfaqësuesi i tij tha se artisti është “plotësisht i angazhuar në procesin e rehabilitimit, i fokusuar në rritjen personale dhe i përkushtuar ndaj ndryshimit pozitiv”.

Kjo nuk është hera e parë që data e lirimit të tij ndryshon. Në nëntor 2025, dënimi i tij ishte zgjatur nga 8 maj 2028 në 4 qershor 2028, pas disa shkeljeve të pretenduara të rregullave të burgut.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se kishte konsumuar alkool të prodhuar në mënyrë artizanale brenda burgut dhe kishte marrë pjesë në një telefonatë treshe, gjë që ndalohet nga rregullorja. Përfaqësuesit e tij mohuan shkeljet, duke argumentuar se telefonata ishte e mbrojtur nga privilegji avokat-klient.

Combs po vuan dënimin në Institutin Federal Korrektues në Fort Dix, New Jersey, që prej arrestimit të tij në shtator 2024.

Në dhjetor, ai depozitoi një apel kundër dënimit katërvjeçar, duke kërkuar ose rrëzimin e vendimit, ose ulje të dënimit. Avokatët e tij pretendojnë se prokuroria nuk arriti të provojë plotësisht akuzat dhe se gjykata vendosi një dënim të ashpër që shkel të drejtat e tij kushtetuese.

Prokurorët, nga ana tjetër, kanë kundërshtuar kërkesën për apel.

Combs u shpall fajtor pas një gjyqi dy-mujor për dy akuza që lidhen me transportim për qëllime prostitucioni, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e tjera, përfshirë konspiracion dhe trafikim seksual me forcë apo mashtrim.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI