Flash

Kritika për higjienën e tij, Benny Blanco reagon publikisht

Lapsi.al 1 March 2026
Kritika për higjienën e tij, Benny Blanco reagon publikisht

Pak ditë pasi interneti “shpërtheu” nga komentet për këmbët e tij të supozuara të pista, producenti i njohur muzikor Benny Blanco ka vendosur të reagojë publikisht.

Gjatë paraqitjes së tij në emisionin e njohur të natës vonë Jimmy Kimmel Live! me moderatorin Jimmy Kimmel, Blanco mohoi pretendimet se nuk kujdeset për higjienën personale.

“Kam këmbë të mrekullueshme,” u shpreh ai me humor, pasi Kimmel përmendi reagimet e shumta në rrjete sociale lidhur me episodin e parë të podcast-it të tij, Friends Keep Secrets, ku fansat vunë re se shputat e tij dukeshin të pista.

Për të vërtetuar se gjithçka ishte keqkuptim, Blanco hoqi këpucën në studio dhe i kërkoi kamerës të fokusohej tek këmba e tij.

“Afrohuni pak te këmba ime. Shikojeni këtë!” tha ai, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje pasi u pa se këmba e tij ishte e pastër.

Edhe bashkëprezantuesi i podcast-it, reperi Lil Dicky (emri i vërtetë David Andrew Burd), doli në mbrojtje të mikut të tij, duke shpjeguar se në ditën e xhirimeve stafi po hynte dhe dilte vazhdimisht nga studioja, ndaj dyshemeja ishte bërë pis.

“Ishte dita e parë e xhirimeve, kështu që kishte shumë lëvizje. Në atë moment, po, dyshemeja ishte e pistë,” tha ai.

Megjithatë, rrjetet sociale nuk e kursyen producentin. Disa përdorues madje i kërkuan bashkëshortes së tij, këngëtares dhe aktores Selena Gomez, që të ndahej prej tij, vetëm pak muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë në shtator.

“Si mund ta lejojë ajo ta prekë?” shkroi një komentues, ndërsa të tjerë e cilësuan situatën “të neveritshme”.

Kjo nuk është hera e parë që Blanco komentohet për zakonet e tij të higjienës. Në vitin 2024, ai pranoi publikisht se nuk bën dush çdo ditë.

“Disa njerëz bëjnë dush dy ose tre herë në ditë, por unë mendoj se vajrat natyralë të lëkurës nuk kanë kohë të rigjenerohen,” ishte shprehur ai më herët.

Pavarësisht kritikave, Blanco e mori situatën me sportivitet, madje duke bërë shaka me idenë për të hapur një llogari në OnlyFans për “këmbët e tij të famshme”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI