Flash

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut shqiptar në Itali

Lapsi.al 4 March 2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur tre ditë më parë, në Siçili të Italisë ku humbi jetën një i ri u plagosën gjashtë të tjerë. Sipas SiciliaWeb, aksidenti mes një automjeti dhe një kamioni që transportonte fruta-perime ndodhi në autostradën Naro–Camastra, në orët e para të mëngjesit të 1 marsit.

Për pasojë, humbi jetën 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant në Itali. Mësohet se, familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare për të transportuar trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte viktima.

Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por më pas u transferua në Villa Sofia Hospital në Palermo për trajtim më të specializuar. Gjashtë të plagosurit janë gjithashtu shqiptarë dhe po marrin trajtim në spitalet e Canicattì dhe Agrigento dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Ata janë të moshës nga 24 deri në 39 vjeç dhe kishin mbërritur së fundmi në Itali, ku punonin në sektorin e bujqësisë sezonale.

Një kamion përplaset me një makinë që transportonte pesë punëtorë, duke vrarë një djalë. Një nga pesë të plagosurit është në gjendje kritike. NARO (AGRIGENTO) - 24-vjeçari Flori Topalli  vdiq  dhe pesë persona të tjerë u plagosën në një aksident  në orën 4:45 të mëngjesit në rrugën shtetërore 410 "Di Naro" në provincën e Agrigentos. Një makinë që transportonte pesë punëtorë shqiptarë  dhe një kamion i ngarkuar me fruta që po shkonte në Canicattì u përfshinë . Shoferi i makinës është në gjendje kritike . Rruga u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet.,shkruhet në medianitaliane.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI