Flash

Dhuna ndaj grave në BE mbetet e përhapur dhe shpesh e neglizhuar

Lapsi.al 4 March 2026
Dhuna ndaj grave në BE mbetet e përhapur dhe shpesh e neglizhuar

Dhuna ndaj grave në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të jetë e përhapur, po merr gjithnjë e më shumë forma digjitale dhe shpesh neglizhohet nga institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e saj. Kështu thuhet në një sondazh të publikuar të martën nga Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së (FRA) dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE).

Sipas të dhënave, gati një në tre gra (30.7%) në BE kanë përjetuar dhunë fizike (përfshirë kërcënimet) dhe/ose seksuale gjatë jetës së tyre, që nga mosha 15 vjeçare.

Edhe fëmijët preken ndjeshëm: 32.9% e vajzave kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike nga prindërit.

Studimi tregon se 17.2% e grave kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Sipas FRA-së, gratë kanë pothuajse dyfish më shumë gjasa të përdhunohen përmes detyrimit ose paaftësisë për të refuzuar, sesa përmes përdorimit të forcës fizike të drejtpërdrejtë.

Dhuna nga partneri

Rreth 9.8% e grave kanë pësuar lëndime fizike nga partnerët e tyre, ndërsa 29.9% kanë përjetuar abuzim psikologjik nga bashkëshortët apo partnerët. Kjo përfshin poshtërim, xhelozi, frikësim dhe kontroll të vazhdueshëm. Për 12.7% të tyre, këto forma dhune ndodhin shpesh.

Po ashtu, 20.3% e grave raportojnë dhunë ekonomike nga partnerët, si ndalimi për të punuar ose mungesa e kontrollit mbi financat familjare.

Rritja e dhunës digjitale

Studimi thekson se digjitalizimi po e përkeqëson situatën:

8.5% e grave kanë qenë viktima të ngacmimit online

7% e grave që punojnë kanë përjetuar ngacmim seksual në internet

10.2% kanë qenë të monitoruara ose të gjurmuara nga partneri i tyre intim

Pak raste raportohen

Vetëm një pjesë e vogël e viktimave raportojnë dhunën:

  • 6.1% e grave që përjetojnë dhunë nga partneri i drejtohen policisë
  • 11.3% e atyre që dhunohen nga persona të tjerë bëjnë kallëzim

Turpi, frika, vetëfajësimi dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve janë arsyet kryesore të këtij heshtjeje.

“Kur abuzimet normalizohen ose injorohen, kjo tregon dështime sistemike. Shtetet kanë detyrimin të parandalojnë, të mbrojnë dhe të garantojnë qasje në drejtësi,” theksoi drejtoresha e FRA-së, Sirpa Rautio.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI