Flash

Shqiptarët të braktisur në Lindjen e Mesme/Deputeti i PD: Qeveria i la pa mbështetje

Lapsi.al 4 March 2026
Shqiptarët të braktisur në Lindjen e Mesme/Deputeti i PD: Qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se nuk po vepron për të sjellë në vend qytetarët shqiptarë që kanë mbetur në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet atje janë përshkallëzuar pas sulmit në Iran.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se qeveria i ka braktisur qytetarët në mes të luftës, duke shtuar se as në Komisionin e Jashtëm nuk pranuan që të diskutohej për këtë problematikë. Sipas tij, në atë zonë janë rmbi 3 mijë shqiptarë, 2 mijë prej të cilëve rezidentë për studime e punë.

Ai argumenton se asnjë komunikim nuk është komunikuar nga institucionet shqiptare, ndërsa kërkon marrjen e masave të menjëhershme si nxjerrja e një urdhri për riatdhesimin e tyre, aktivizimin e unitetit të Krizës pranë ministrisë së Jashtme si një Task Forcë ndër insitucionale si dhe miratimin e fondeve përkatëse nga Këshilli i Ministrave për këto operacione.

Reagimi i plotë:

Qytetarët shqiptarë të braktisur nga Qeveria në mes të luftës në Lindjen e Mesme. Është i vetmi kryeministër, e vetmja qeveri në Europë, që i ka lënë shqiptarët, të cilët ndodhen në atë zonë, pa asnjë mbështetje. Nuk informon as opinionin këtu për këtë çështje kaq të rëndësishme. Askush nuk vjen të diskutojë as në Parlament problemin dhe masat. Kjo maxhorancë nuk pranoi që kjo çështje të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi unë e kërkova këtë veprim.

Sipas informacioneve indirekte, në atë zonë ndodhen aktualisht mbi 3000 qytetarë shqiptarë. Rreth 2000 janë rezidentë për studime, aktivitete profesionale etj. Rreth 1000 janë turistë. Ka burra, gra e fëmijë, familje të tëra, të gjithë në vështirësi.

Ndërsa ky regjim flet vetëm për ato masa që kanë marrë qeveritë e atyre vendeve ndaj të huajve të bllokuar.

Asgjë e realizuar drejtpërdrejt nga shteti shqiptar, i cili shumicën dërrmuese atje as i ka kontaktuar, as e di ku ndodhen; nuk ka asnjë databazë zyrtare. Asnjë komunikim i institucioneve tona me familjarët e tyre. Asnjë strukturë ndërqeveritare nuk është ngritur për këtë urgjencë njerëzore. Vetëm deklarata se evakuimi është i pamundur. Edhe kjo është një gënjeshtër! Italia dje evakuoi disa qindra qytetarë të saj me rrugë ajrore.

Sepse Italia, që ka rreth 10 000 qytetarë në atë zonë, po punon e përpiqet për ta.

Është vënë në aktivitet Njësia e Krizave pranë Ministrisë së Jashtme, janë dërguar të deleguar në terren, komunikohet dhe informohet publiku.

Ministrat italianë çdo ditë raportojnë në Camera, Senat, komisione dhe në publik.

Kjo po ndodh edhe me shtetet e tjera europiane.

Vetëm në Shqipëri ka heshtje, inaktivitet, indiferentizëm për qytetarët e saj.

Udhëtimi privat i mundshëm prej andej në Tiranë arrin një kosto 10 000–15 000 euro për person, sepse shteti nuk bën asgjë për të organizuar evakuimin.

Braktisje e plotë kjo, lënie në mëshirë të fatit për shqiptarët!

Ndërkaq, gjendja e krijuar atje kërkon:

— Vendim të K.M. për masa urgjente riatdhesimi.

— Aktivizimin e Njësisë së Krizave pranë Ministrisë së Jashtme si një task-forcë ndërinstitucionale.

— Miratimin e fondeve përkatëse nga K.M. për këto operacione.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI