Flash

Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit votimin e imunitetit Balluku

Lapsi.al 4 March 2026
Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit

Kuvendi do të mblidhet nesër, më 5 mars, për seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete.

Dy ditë më parë grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj. Por, socialistët, që do të dalin në një raport më vete, nuk kanë publikuar ende asgjë.

Balluku u shkarkua javën e kaluar nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe tashmë mbetet në duart e SPAK. Ish-zëvendës kryeministrja përballet zyrtarisht me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë, ndërsa aktualisht është nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese, përfshirë Lotet e Unazës së Madhe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI