Flash

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete

Lapsi.al 4 March 2026
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një mjet tip “Volkswagen Passat”. Sipas informacioneve paraprake, të dy automjetet po lëviznin në drejti të qytetit të Vlorës, kur mjeti tip “Mercedes” dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tjetër.

Si pasojë e përplasjes, automjeti “Mercedes”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të kanalit. Ndërkohë, edhe mjeti “Passat”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të autostradës.

Fatmirësisht, katër personat që udhëtonin në të dyja automjetet nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dëmet materiale në të dy mjetet janë të konsiderueshme.

Dy personat që ndodheshin në automjetin “Mercedes” janë shoqëruar për kontroll mjekësor në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, përfshirë matjet dhe ekspertizën teknike, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI