Flash

Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme

Lapsi.al 2 March 2026
Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme

Grupet kriminale shqiptare po përdorin rrjetet sociale për të shitur cigare kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar. Daily Mail raporton se një hetim i policisë, në platforma si TikTok, Facebook dhe Instagram ofrohen marka të njohura si Marlboro me çmime 6–7 paund për paketë, shumë më lirë se tregu britanik. Bandat shqiptare po shfrytëzojnë rrjetet sociale për të shitur cigare kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar. Ato bëhen me dërgesë direkte në banesa. Sipas hetimit, në platforma si TikTok, Facebook dhe Instagram ofrohen marka të njohura, përfshirë Marlboro, me çmime 6–7 paund për paketë, rreth gjysmës së çmimit në tregun britanik.

Kontrabanda e duhanit konsiderohet një nga aktivitetet më fitimprurëse të tregut të zi. Kjo i kushton Thesarit britanik mbi 3 miliardë paund në vit nga taksat e humbura. Sipas autoriteteve, fitimet nga kjo veprimtari përdoren për të financuar krime të tjera, përfshirë trafikun e drogës dhe armëve.

Pas kontaktimit nga gazetarët, disa prej llogarive në rrjetet sociale u mbyllën për shkelje të rregullave.  Së fundmi, në Librazhd u godit një fabrikë e dyshuar për prodhimin e cigareve të falsifikuara, pas informacioneve të përcjella edhe nga autoritetet britanike drejt SPAK. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të kontrabandës.

Të këshilluara

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga nj...

10:19

Këmbimi valutor, 2 mars 2026 

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro këmbehet me 96 lekë në blerje dhe 96.6 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë....

09:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI