Një 19-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasen gjermane Maryam Assaf. Ajo ishte dënuar me 10 vite burg në Gjermani për drοgë. E reja u vu në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, falë bashkëpunimit me autoritetet gjermane.
Sipas burimeve zyrtare, kapja e saj u bë e mundur falë shkëmbimit të informacionit mes strukturave shqiptare dhe homologëve gjermanë. Procedurat për ekstradimin e saj drejt Gjermanisë pritet të nisin në vijim.