Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Liqeni i Shkodrës drejt “pasaportës” së UNESCO

Lapsi.al 27 February 2026
Liqeni i Shkodrës drejt “pasaportës” së UNESCO

Liqeni i Shkodrës po hyn në një fazë vendimtare pas dorëzimit të dosjes për shpalljen e tij Rezervë Ndërkufitare e Biosferës, në kuadër të programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Ky program ndërkombëtar synon krijimin e territoreve model, ku ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi ekonomik bashkëjetojnë në ekuilibër, përmes planeve të integruara të menaxhimit, monitorimit të vazhdueshëm dhe raportimit periodik.

Procesi për Liqenin e Shkodrës filloi si një nismë e shoqërisë civile, e ndërtuar përmes bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Mal i Zi dhe e mbështetur nga Bashkimi Europian.

Projekti “Zona e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës , një Rezervë Ndërkufitare e Biosferës” u drejtua nga Qendra EDEN në partneritet me Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura dhe organizatat partnere në Mal të Zi.

“Kjo ka qenë një nismë e ndërtuar mbi konsultime reale me komunitetet lokale, ekspertët dhe institucionet. Nuk kemi të bëjmë me një vendim të marrë vetëm në nivel qendror, por me një proces që kërkon të krijojë një standard të ri menaxhimi për territorin, të mbështetur nga vetë aktorët lokalë,” thotë Ersa Prifti, koordinatore e projektit në qendrën Eden.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe mban statusin Ramsar që prej vitit 2005. Ai është një nga nyjet më të rëndësishme të migrimit të shpendëve në Europë, me mbi 280 lloje të identifikuara dhe 25 lloje habitatesh të mbrojtura, sipas Direktivës Evropiane të Habitateve.

Sipas biologes Aurora Piroviq, liqeni i Shkodrës është një nyje migrimi ndërkontinentale.

“Shpendët nuk njohin kufij shtetërorë dhe për këtë arsye, edhe menaxhimi duhet të jetë i koordinuar mes dy vendeve. Vetëm përmes bashkëpunimit të strukturuar mund të garantohet ruajtja afatgjatë e këtij sistemi natyror,” thotë Piroviq.

Programi “Njeriu dhe Biosfera” i UNESCO nuk synon izolimin e territoreve, por harmonizimin e jetës njerëzore me ekosistemin, sipas drejtuesit të Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha.

“Ideja themelore e Rezervës së Biosferës është të tregojë se si duhet të jetojë njeriu në një sistem biologjik, duke përfituar jo vetëm ai, por edhe natyra,” tha Dardha, ndërsa shtoi: “nuk bëhet fjalë për ngrirje të zhvillimit, por për ekuilibër.”

E përbërë nga tre volume të detajuara, dosja u dorëzua në shtator 2025 në UNESCO dhe ndodhet në proces vlerësimi. Sipas Ervis Krymbit, ekspert dhe pedagog pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, edhe pse kriteret natyrore janë të përmbushura, mbetet sfidë menaxhimi i qëndrueshëm.

“Nga pikëpamja shkencore, Liqeni i Shkodrës i përmbush kriteret për t’u bërë pjesë e rrjetit të UNESCO-s, sepse kemi të bëjmë me një ekosistem unik në nivel rajonal dhe europian. Nuk është vetëm çështje madhësie apo biodiversiteti, por e funksionit ekologjik që ai kryen si nyje migratore ndërkontinentale dhe si habitat për specie prioritare,” tha Krymbi për BIRN.

Sipas Krymbit, për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës nuk nevojiten vetëm dokumente dhe strategji, por edhe monitorim i vazhdueshëm dhe kontroll real mbi territorin.

“Problemet mjedisore, ndotja dhe presioni urban në brigje janë reale dhe kërkojnë ndërhyrje konkrete. UNESCO nuk kërkon perfeksion, por kërkon sistem funksional menaxhimi dhe zbatim të përditshëm,” shtoi ai.

Për Bashkinë e Shkodrës, statusi i Rezervës Natyrore të Biosferës do ta vendoste liqenin në një kornizë të qartë planifikimi dhe monitorimi lidhur me politikat e qëndrueshme të turizmit, menaxhimin mjedisor dhe edukimin.

Për Bashkinë e Shkodrës, statusi i Rezervës Natyrore të Biosferës do ta vendoste liqenin në një kornizë të qartë planifikimi dhe monitorimi lidhur me politikat e qëndrueshme të turizmit, menaxhimin mjedisor dhe edukimin.

“Është një zonë demonstrimi për përdorim ekologjik dhe socio-kulturor të qëndrueshëm, ku zhvillimi ekonomik nuk shihet si kundërshtar i natyrës, por si pjesë e saj,” tha Aida Shllaku, drejtoreshë e mjedisit në Bashkinë e Shkodrës.

Nëse dosja miratohet nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës do të fitojë një “pasaportë ndërkombëtare të natyrës”, por mbi të gjitha do të hyjë në një regjim më të fortë standardesh dhe raportimi. Sipas Ermelinda Mahmutajt nga qendra “EDEN”, gjithçka më pas do të varet nga zbatimi i planit të menaxhimit.

“Statusi i Rezervës së Biosferës sjell promovim ndërkombëtar, akses në fonde dhe rrjetëzim me territore të tjera, por nuk garanton automatikisht përfitime,” tha Mahmutaj.

“Gjithçka varet nga mënyra si do të zbatohet plani i menaxhimit dhe sa seriozisht do të merret përgjegjësia për monitorim dhe kontroll në terren,” përfundoi ajo./Reporter.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.7 lekë, ndësa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe d...

08:23

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pa...

07:20

Rama: Fletëthirrjet e SPAK si bileta teatri

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PS të enjten nuk i kurseu kritikat ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK. Ra...

12:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI