Flash

U kapën me ąrmë, municion luftarak e kąnabis, në pranga 2 persona në Shkodër

Lapsi.al 23 February 2026
U kapën me ąrmë, municion luftarak e kąnabis, në pranga 2

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në fshatin Ura e Shtrenjtë pas kontrolleve të ushtruara në një banesë ku u gjetën dhe u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë. Banesa i përket 29-vjeçarit R. M., të arrestuar më datë 14 shtator 2025.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja.

Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë nipi i "Gaxhait"!

Policia ka arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait. Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qën...

08:42

Këmbimi valutor, 23 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96...

08:31

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës. Era do të fryjë me dre...

07:25

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI