Flash

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

Lapsi.al 23 February 2026
Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Situata e krijuar në orët e fundit ka alarmuar strukturat shtetërore dhe qeverinë shqiptare, ndërsa pritet një rivlerësim urgjent i kushteve gjeologjike dhe i planit të ndërhyrjes. Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Bllokimi i këtij segmenti vijon të krijojë probleme serioze në qarkullimin e mjeteve dhe në lidhjen mes zonave, duke shtuar presionin për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme infrastrukturore.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë nipi i "Gaxhait"!

Policia ka arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait. Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qën...

08:42

Këmbimi valutor, 23 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96...

08:31

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës. Era do të fryjë me dre...

07:25

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI