Flash

Doli në dosjet Epstein, arrestohet vëllai i Mbretit Charles, Princi Andrew

Lapsi.al 19 February 2026
Doli në dosjet Epstein, arrestohet vëllai i Mbretit Charles, Princi

Princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. BBC raporton se akuzat që rëndojnë mbi Princin kanë të bëjnë me përditësimet e fundit nga dosjet e Jeffrey Epstein, ku emri i princit Andrew ka dalë disa herë.

"Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor për momentin. Nuk do ta japim emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi mbani mend gjithashtu se kjo çështje është tani aktive, kështu që duhet të tregohet kujdes me çdo botim për të shmangur shpërfilljen e gjykatës," thuhet në njoftimin e Policisë.

Ditën e sotme princi Andrew ka mbushur 66 vjeç. Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI