Flash

Bardhi: Futni me urgjencë në Rendin e Ditës heqjen e imunitetit të Ballukut

Lapsi.al 19 February 2026
Bardhi: Futni me urgjencë në Rendin e Ditës heqjen e imunitetit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në nisje të seancës plenare në Kuvend ka deklaruar se në Rendin e Ditës së Kuvendit duhet të ketë vetëm një çështje, shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, që i hap rrugë arrestimit të saj.

Ai u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pengesë që diçka e tillë të ndodhë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po ndalon hetime në lidhje me korrupsionin.

"Kuvendi i Shqipërisë në agjendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që keni 2 muaj qe e mbani zvarrë, duke e kthyer këtë institucion në shkelje të ligjit. Duhet të mbahet seanca për heqjen e imunitet për Belinda Ballukun. E shtytë mbledhjen pasi të fliste Kushtetuesja. Na thatë që do presim vendimin e Kushtetueses. Për 2 muaj i mbushët kokën shqiptarëve se një zv.kryeministre nuk mund të pezullohet nga prokuroria. Pas vendimit të GJK thatë do presim. Për 2 muaj jeni bërë pengesë për heqjen e imunitetit. Ky Kuvend ka dështuar për 2 muaj që të përmbushë misionin për këtë çështje. Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten.

Duhet të mblidhet me urgjencë heqja e imunitetit të Ballukut, t’i hapni rrugë SPAK-ut dhe çdo i akuzuar të jetë i barabartë para ligjit. Ishit ju ata që thonit se drejtësia e re do të duhet të bëjë punën e saj. Ditën që ju trokiti në derë, në paradhomën e Ramës, pastaj në oborrin e shtëpisë së tij me çështjen e AKSHIT, keni marrë sulm të paprecedentë, me veprime aktive për të penguar prokurorinë. Ose ky Kuvend do ta luftojë korrupsion, ose do ta shndërroni atë në bunker të korrupsionit. Mos provokoni opozitën, lejoni që Kuvendi të shqyrtojë në kohë misionin e vetë, për t’i hapur rrugë hetimit për akuzat që përfshijnë ¼ të buxhetit të shtetit", tha Bardhi.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do s...

08:38

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Më të theksuara ato janë në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët ...

07:27

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI