Flash

Draftraporti i eurodeputetit për Shqipërinë: Të sigurohet pavarësia e gjyqësorit

Lapsi.al 19 February 2026
Draftraporti i eurodeputetit për Shqipërinë: Të sigurohet

Draft raporti i eurodeputetit austriak për Shqipërinë, Andreas Schieder, thekson se korrupsioni në vend mbetet një shqetësim serioz.

Në pjesën e raportit që i kushtohet shtetit të së drejtës, gjyqësorit dhe antikorrupsionit, Schieder mirëpret vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, veçanërisht procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij, ky proces ka ndikuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Megjithatë, raporti evidenton probleme të vazhdueshme që lidhen me efikasitetin e gjykatave, stokun e çështjeve të prapambetura, mungesën e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë mbi sistemin e drejtësisë.

Në projekt-rezolutë theksohet qartë se rruga drejt mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027 do të varet nga zbatimi real dhe i qëndrueshëm i reformave kyçe.

Sipas draftit, prioritet mbeten: forcimi i shtetit të së drejtës; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; garantimi i funksionimit të plotë të institucioneve demokratike; mbrojtja e lirisë së medias; përshpejtimi i reformave socio-ekonomike.

Dokumenti nënvizon se progresi formal në procesin teknik të negociatave duhet të shoqërohet me rezultate konkrete në praktikë, në mënyrë që Shqipëria të avancojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Draft-raporti pritet të diskutohet dhe votohet në strukturat përkatëse të Parlamentit Europian në muajt në vijim.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do s...

08:38

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Më të theksuara ato janë në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët ...

07:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI