Flash

Thaçi në Hagë: Bëra atë që do të bënte kushdo për popullin tim

Lapsi.al 18 February 2026
Thaçi në Hagë: Bëra atë që do të bënte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka bërë atë që do të bënte kushdo për një popull, i cili po përballej me shfarosje. Gjatë fjalës së tij në seancën e Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti u shpreh se nuk pendohet asnjëherë në lidhje me këtë.

Thaçi theksoi se kthimi i tij në vitin 1998 ishte vendim personal i tij. Ai i konsideroj të rënda akuzat, duke thënë se gjatë luftës nuk ishte i sigurt nëse do të ishte ende gjallë.

“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili.

Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje.

Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk ‘ bie pishman asnjëherë. Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova.

Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veanërisht gjatë luftës ku nuk e dija në do isha gjallë. Nuk isha i sigurt nëse do shihja familjen time e lë më të ënderroja të ushtroja kontroll në Kosovë, fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është fat.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI