Flash

Vazhdojnë përplasjet në Baks-Rrjoll, shoqërohen në polici 20 banorë

Lapsi.al 18 February 2026
Vazhdojnë përplasjet në Baks-Rrjoll, shoqërohen në

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Velipojë kanë vazhduar sot protestat e pandërprera prej 2 javësh. Mësohet se sot situata është tensionuar mes banorëve dhe policisë në orët e para të mëngjesit.

Banorët kërkojnë që punimet të ndalohen menjëherë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë së Shkodrës dhe gjykatave të japin vendime të drejta, duke u bazuar në dokumentacionin përkatës dhe të respektuar të pronës.

Teksa fadromat po kryenin punime, banorët kanë tëntuar që ta ndalojnë atë. Në këto momente, policia ka ndërhyrë për t'i ndaluar banorët, duke arrestuar 20 prej tyre.

Të gjithë personat e arrestuar, janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Banorët paralajmërojnë protesta të tjera dhe greva urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI