Flash

Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot në Hagë, dita e fundit e deklaratave

Lapsi.al 18 February 2026
Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot në Hagë,

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijon këtë të mërkurë me një nga momentet më të rëndësishme, paraqitjen e deklaratave përmbyllëse.

Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pas pushimit të drekës, secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash. Në seancën përmbyllëse pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.

Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve. Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit. Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Ndërkohë, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do ...

08:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI