Flash

Spitali i Lezhës pa analiza pas datës 20, pacientët: Presim 3-4 muaj për rezonancë

Lapsi.al 19 February 2026
Spitali i Lezhës pa analiza pas datës 20, pacientët: Presim 3-4

Qytetarët e Lezhës, pas datës 20 të çdo muaji detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për kryerjen e analizave mjekësore.

Mësohet se pas kësaj date Spitali Rajonal i Lezhës nuk e ofron më këtë shërbim, për të cilin kërkesa është shumë e madhe, për shkak të mungesës së fondit të mjaftueshëm për shërbimin i cili është dhënë me koncesion.

Burime bëjnë me dije se në këto kushte, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 muaj për të kryer analizat mjekësore ose t’u drejtohen laboratorëve privatë.

Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, e cila është kthyer në shqetësim për ta, pasi nuk kanë mundësi financiare që ta kryejnë analiza në laboratorë privat.

“Këtu po nuk pate shoqëri duhet të presësh 2-3 muaj për analizat ose t’i bësh me lekë në privat. Unë jam e sëmurë me veshka, por më problem është për ata me diabet, që kryejnë analiza 2 herë në ditë”, është shprehur një prej pacientëve.

Ndërkohë një tjerët ka thënë se: “Të bësh një rezonancë këtu duhet të presësh 3-4 muaj ose ta bësh në privat me 15 mijë lekë. Shteti duhet të mendojë për njerëzit”.

“Shumë vështirë është, kudo duhen vetëm para, para, para! Na kanë thënë me të presim se analizat vonojnë, doktorët janë të mire, por s’kanë mundësi as ata se është popullsi e madhe”, shprehet një tjetër pacient.

Në lidhje me këtë çështje, Drejtoria e Spitalit Rajonal te Lezhës bën të ditur se fondi vjetor i përcaktuar për kryerjen e analizave nga koncesionari është 650 mijë euro, i ndarë në 55 mijë euro për çdo muaj, por kërkesat për këtë shërbim janë më të larta. Po sipas drejtorisë së spitalit, pezullimi i analizave nuk cenon shërbimin e urgjencës, repart në të cilin do të vijojnë të kryhen rreth 168 lloje analizash.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do s...

08:38

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI