Flash

Arrestimi i ish-princit Andrew, Mbreti Charles: Drejtësia ka mbështetjen tonë

Lapsi.al 19 February 2026
Arrestimi i ish-princit Andrew, Mbreti Charles: Drejtësia ka

Mbreti Charles ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre dhe sjelle të keqe në detyrën publike. Mbreti Charles thekson se arrestimi i tij tani pasohet nga një proces ku çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Mbreti deklaron se autoritetet kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë të familjes mbretërore britanike.

Deklarata e Mbretit Charles:

Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqmenaxhim në detyrën publike. Tani do të ndiqet një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur, për të cilin çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI