Flash

Trump kërcënon Iranin para Gjenevës: Pasoja të rënda nëse s'ka marrëveshje

Lapsi.al 17 February 2026
Trump kërcënon Iranin para Gjenevës: Pasoja të rënda

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka paralajmëruar përsëri Teheranin për “pasojat” me të cilat do të përballet nëse nuk arrihet një marrëveshje, përpara raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Iran në Gjenevë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara po i forcojnë ndjeshëm forcat e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke rritur presionin pak para negociatave.

Duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial pas kthimit të tij në Uashington, Trump tha se do të merrte pjesë “indirekt” në bisedime. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Nuk mendoj se duan të vuajnë pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, tha ai, duke iu drejtuar autoriteteve iraniane.

Vështirësia e arritjes së një marrëveshjeje u nënvizua edhe nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nga Hungaria. Siç deklaroi ai, ekziston një “mundësi” për një marrëveshje diplomatike që do të adresojë shqetësimet kryesore të Uashingtonit, por pritjet duhet të mbeten realiste.

“Mendoj se këtu ekziston një mundësi për të arritur diplomatikisht një marrëveshje që adreson çështjet që na shqetësojnë. Do të jemi shumë të hapur dhe pozitivë për këtë. Por gjithashtu nuk dua ta mbivlerësoj”, tha ai, duke shtuar se “ka qenë shumë e vështirë për këdo të arrijë marrëveshje të vërteta me Iranin sepse kemi të bëjmë me klerikë radikalë shiitë që po marrin vendime teologjike, jo gjeopolitike.”

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti në Gjenevë përpara raundit të ri të bisedimeve dhe njoftoi se do të takohej me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, i shoqëruar nga ekspertë bërthamorë për “diskutime të thella teknike”.

Në një postim në platformën X, Araghchi tha: “Jam në Gjenevë me ide të vërteta për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të barabartë. Ajo që nuk është në tryezë është nënshtrimi nën kërcënime.”

IAEA po i kërkon Iranit sqarime mbi fatin e rreth 440 kilogramëve uranium të pasuruar shumë pas sulmeve izraelito-amerikane në qershor dhe po kërkon rifillimin e plotë të inspektimeve në objektet kryesore në Natanz, Fordow dhe Isfahan.

Bisedimet rifilluan më herët këtë muaj në Oman, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë mbi programin bërthamor të Iranit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:29

Parashikimi i motit: Vranësira e reshje shiu

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mën...

07:40

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI