Flash

SHBA i jep afat shtesë Serbisë për shitjen e kompanisë së naftës "NIS"

Lapsi.al 24 December 2025
SHBA i jep afat shtesë Serbisë për shitjen e kompanisë

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja ia ka lëshuar një licencë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), duke zgjatur afatin e bisedimeve për shitjen e aksioneve të Rusisë në këtë kompani serbe deri më 24 mars 2026.

Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, raportoi të mërkurën se vendimi i OFAC-t, megjithatë, nuk e autorizon NIS-in të punojë gjatë bisedimeve për ta gjetur një pronar të ri.

Duke e komentuar lajmin, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se për vendin e tij nuk do të thotë asgjë që pronarit rus i është dhënë afat shtesë.

"Derivatet janë të rëndësishme për ne", tha Vuçiq.

Ai theksoi se për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj NIS-it, Serbia është e detyruar të importojë sasi të mëdha karburanti çdo ditë dhe se problemi i furnizimit me energji duhet të zgjidhet shpejt.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, Rafineria e Pançevës, e vetmja në vend dhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it, u mbyll më 2 dhjetor.

Qeveria serbe, e cila zotëron pak më pak se një të tretën e aksioneve në NIS, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment në lidhje me lejen e OFAC-ut NIS-in të mërkurën.

Kompania ruse Gazprom Neft zotëron 44.9 për qind të NIS-it dhe Gazprom 11.3 për qind.

Qeveria e Serbisë zotëron 29.9 për qind, ndërsa pjesa e mbetur u përket aksionarëve të vegjël dhe punonjësve.

Zbatimi i sanksioneve amerikane ndaj NIS-it filloi më 9 tetor me qëllim që Rusia, siç njoftoi Uashingtoni, të mos jetë në gjendje t’i përdorë të ardhurave nga energjia për luftën në Ukrainë.

SHBA-ja i ka kërkuar NIS-it ta largojë pronësinë ruse, nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Gazprom Neft kishte investuar më shumë se tre miliardë dollarë në NIS dhe se po zhvillohej një dialog me Serbinë për të zgjidhur problemet e kompanisë.

Zyrtarët hungarezë dhe serbë kanë thënë në muajt e fundit se MOL i Hungarisë dhe ADNOC nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të interesuara ta blejnë NIS-in.

Grupi MOL dhe ADNOC nuk iu përgjigjën një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me blerjen e mundshme të NIS-it.

Industria Serbe e Naftës iu shit Gazpromit në janar 2008, si pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në industrinë e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar në lidhje me çmimin e aksioneve ruse në NIS.

Serbia është e varur nga Moska në aspektin e energjisë, sepse 80 për qind e tregut vendas furnizohet me produkte nafte nga NIS-i.

Serbia gjithashtu e blen nga Rusia 80 për qind të gazit të saj natyror për qytetarët dhe ekonominë.

Beogradi dhe Moska kanë marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake./ REL

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI