Flash

Hidrauliku bie nga ndërtesa në Paskuqan dhe humb jetën, arrestohet administratori

Lapsi.al 14 December 2025
Hidrauliku bie nga ndërtesa në Paskuqan dhe humb jetën,

Një 64-vjeçar, punëtor për punime hidraulike, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte, në një kantier në zonën e Paskuqanit.

Policia bën me dije se pasditen e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore.

Ndërkohë, ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30 dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale H. P., 64 vjeç.

"Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI