Flash

Rëndohet bilanci nga sulmi në Sidnej/ 16 viktima dhe 40 të plagosur

Lapsi.al 14 December 2025
Rëndohet bilanci nga sulmi në Sidnej/ 16 viktima dhe 40 të

Për 10 minuta, dy autorët qëlluan mbi njerëzit që ishin mbledhur për të festuar festën hebraike të Hanukkah në një nga plazhet e njohura australiane të Sidnejit. Bilanci i viktimave nga sulmi është rënduar duke shkuar në 16 ndërsa numërohen rreth 40 të plagosur në spitale. Autoritetet e konsideruan sulmin si "terrorist" me motive të qarta "antisemite" dhe një nga më seriozët e regjistruar ndonjëherë në Australi. Sipas BBC, 4 fëmijë janë shtruar në spital teksa disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Mes viktimave është një i mitur dhe një rabin.

Ngjarja ndodhi pak para orës 18:45 sipas kohës lokale, në një moment veçanërisht të ngarkuar me njerëz në zonë. Fundjava kishte sjellë qindra qytetarë në plazh, me shëtitës, pushues dhe surfistë të pranishëm kur shpërthyen të shtënat. Dëshmitarët thanë se të shtënat zgjatën rreth 10 minuta dhe qindra njerëz filluan të vraponin në panik në rërë dhe në rrugët dhe parqet aty pranë.

Policia tha se rreth 1,000 njerëz po merrnin pjesë në eventin e Hanukkah. "Ne të gjithë u panikuam dhe filluam të vraponim gjithashtu. Na ranë të gjitha... shapka, gjithçka. Po vraponim drejt kodrave", - tha banori vendas Marcos Carvalho, 38 vjeç.

Grace Matthew, banore e zonës tha se njerëzit po vraponin pranë saj kur dëgjoi të shtëna me armë. “Në fillim, mendon se është një ditë e bukur në plazh. Mendon se njerëzit thjesht po kalojnë mirë. Pastaj më shumë njerëz po vraponin dhe thanë se kishte një person të armatosur, kishte të shtëna masive dhe po vrisnin njerëz”, - tha ajo.

“Dëgjuam të shtëna me armë. Ishte tronditëse... 10 minuta të shtëna të vazhdueshme. Tingëllonte si një armë e fuqishme”, tha për AFP-në Camilo Diaz, një student 25-vjeçar kilian në vendngjarje. “Pati të shtëna, dy persona të armatosur të veshur me të zeza dhe të armatosur me pushkë gjysmë-automatike”, tha një dëshmitar tjetër, Timothy Brand-Cole, një turist britanik.

Të shtënat masive janë të rralla në Australi, një nga vendet më të sigurta në botë. Sulmi i së dielës ishte më i keqi që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 persona në një atraksion turistik në shtetin jugor të Tasmanisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI