Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Shehaj: Kushtetuesja mbrojti të korruptuarit, por fati i Ramës është vendosur jashtë

Lapsi.al 12 December 2025
Shehaj: Kushtetuesja mbrojti të korruptuarit, por fati i Ramës

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer në detyrë zv.kryeministren Belinda Ballukun, duke thënë se kjo gjykatë vendosi të mbajë anën e të korruptuarve. 

Sipas Shehajt, ky nuk është një vendim që shpëton Ballukun, por ka për qëllim të shpëtojë Edi Ramën. Por kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se ky vendim i jep vetëm pak kohë Ramës, por nuk e shpëton dot. Sipas Shehajt, fati i Edi Ramës është vendosur në Perëndim. 

“Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë të pandehurën Belinda Ballukun. Në përplasjen midis drejtësisë dhe Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë anën e korruptuarve, anën e Edi Ramës. 

Në fakt ky nuk është një vendim që shpëton Belinda Ballukun, por synon të shpëtojë Edi Ramën. 

Edi Rama mendon se pas këtij vendimi është i paprekshëm dhe mund të vazhdojë të sulmojë drejtësinë dhe drejtësia nuk e pezullon dot, nuk e arreston dot. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Me këtë vendim, Edi Rama thjesht fitoi pak kohë. 

Fati i Edi Ramës, fati i kryeministrave të korruptuar të Shqipërisë është vendosur në Perëndim. Nuk ka asnjë vendim Gjykate Kushtetuese që mund ta shpëtojë Edi Ramën” - u shpreh Agron Shehaj.

Të këshilluara

Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Po në Ministrinë e Brendshme, d...

16:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI