Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Rama i rrit rrogën vartësve tek Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

Lapsi.al 12 December 2025
Rama i rrit rrogën vartësve tek Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

Kryeministri Rama hodhi firmën sot për rritjen e pagave të nëpunësve dhe të punonjësve të drejtorisë së shërbimeve qeveritare. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka disa funksione.

Së pari, ajo ka përgjegjësi për administrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve qeveritare, përfshirë Kryeministrinë, godinat e Këshillit të Ministrave dhe ambiente të tjera të përdorura për veprimtari shtetërore. Kjo përfshin menaxhimin e infrastrukturës, shërbimet teknike, pastrimin, mirëmbajtjen, energjinë, sigurinë teknike dhe kushtet e punës.

Së dyti, Drejtoria është përgjegjëse për organizimin e ceremonive shtetërore dhe protokollare, si pritjet zyrtare, vizitat e delegacioneve të huaja, ceremonitë e nderimeve shtetërore, aktivitetet zyrtare të Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave. Në këtë rol, ajo bashkëpunon ngushtë me Protokollin e Shtetit dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Së treti, ajo mbulon shërbimet logjistike për aktivitetet qeveritare, duke përfshirë mobilimin e ambienteve, pajisjet teknike, sistemet audio e ndriçimin për evente zyrtare, si dhe mbështetjen teknike gjatë konferencave, mbledhjeve apo aktiviteteve publike.

Së katërti, Drejtoria menaxhon shërbimet mbështetëse për stafin e Kryeministrisë dhe të institucioneve vartëse, si shërbimet e brendshme administrative, magazinimi, inventarizimi i pajisjeve, furnizimet dhe shërbime të tjera ndihmëse që nuk kanë karakter politik.

VENDIMI I QEVERISE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:

1. Miratimin e strukturës së pagës mujore për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

2. Për pozicionet e nëpunësve nga “specialist” deri në “titullar institucioni”, kategoritë e klasave, shtesa e nivelit të kualifikimit që shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës, si dhe shtesa për vjetërsi në punë, në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi në punë dhe shtesa e nivelit të kualifikimit) për secilën klasë të përcaktuar në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si dhe vlerat për secilin element janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore.

4. Përfitojnë shtesë për kushte pune nëpunësit, si më poshtë vijon:

a) Titullari i institucionit në masën 150 000 lekë/muaj;

b) Drejtori në Drejtorinë e Menaxhimit të Godinave Shtetërore, drejtori në Drejtorinë e Udhëtimeve dhe Akomodimit dhe drejtori në Drejtorinë e Eventeve dhe Trajtimit të Personaliteteve, në masën 40 000 lekë/muaj;

c) Shefi i sektorit të udhëtimeve, shefi i sektorit të akomodimeve, shefi i sektorit të projektimit dhe planifikimit të hapësirave, shefi i sektorit të administrimit dhe mirëmbajtjes, shefi i sektorit të mobilimit dhe infrastrukturës së brendshme, shefi i sektorit të godinave qeveritare, shefi i sektorit të ideimit dhe organizimit, shefi i sektorit të zbatimit dhe shefi i sektorit të trajtimit të personaliteteve, në masën 35 000 lekë/muaj;

ç) Shefi i sektorit të shërbimeve të përgjithshme në Kryeministri në masën 50 000 lekë/muaj;

d) Specialisti i udhëtimit, specialisti i akomodimit, specialisti inxhinier, specialisti arkitekt “interior design”, specialisti i restaurimit, specialisti i logjistikës/terrenit, specialisti i organizimit, specialisti i shërbimit në sektorin e trajtimit të personaliteteve dhe specialisti arkitekt projektues, në masën 30 000 lekë/muaj;

dh) specialisti i arkivit dhe protokollit në masën 5 000 lekë/muaj;

e) specialisti në sektorin e godinave qeveritare në masën 25 000 lekë/muaj.

5. Klasat e pagës, shtesat për vjetërsi në punë, si dhe shtesat për kushte pune të punonjësve mbështetës në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare janë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Vlera e pagës bazë për klasë dhe mënyra e llogaritjes së vjetërsisë për secilën klasë të përcaktuar në lidhjen nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet e administratës publike.

7. Vendimi nr.365, datë 16.6.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve dhe punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare”, i ndryshuar, shfuqizohet.

8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI