Flash

Pitbulli i mori jetën 2-vjeçarit shqiptar/ Autoritetet greke shqyrtojnë ekzekutimin

Lapsi.al 7 December 2025
Pitbulli i mori jetën 2-vjeçarit shqiptar/ Autoritetet greke

Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua nga një qen i racës pitubll në shtëpinë e tij. Në lidhje me incidentin, nuk ka informacione që të sugjerojnë se kafsha kishte pasur më parë sjellje agresive. Aktualisht, pitbull-i është vendosur në një strehë me urdhër të prokurorit, sipas ligjit.

“Nga nesër, do të dërgohet te një veteriner për ta monitoruar”, tha në një intervistë për ERT, kryetari i Zakynthos, George Stasinopoulos. Gjatë javës së ardhshme, një komision prej pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse kafsha duhet të ekzekutohet apo do të qëndrojë në një strehë për mbrojtje. “Askush nuk di ende se si ndodhi kjo dhe si e gjeti fëmija vdekjen”, shtoi kryetari i Zakynthos.

Prindërit e djalit 2-vjeçar, babai shqiptar dhe nëna britanike, u liruan pa kushte, me urdhër të prokurorit, pasi ishte raportuar se fëmija ndodhej vetëm në shtëpi, së bashku me pitbull-in, kur kafsha nisi ta kafshonte me dhunë, kryesisht në trup dhe në fyt.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në fshatin Agios Leon të Zakynthos. Në momentin e sulmit, babai u mundua me çdo mënyrë të shpëtonte fëmijën nga goja e kafshës, por nuk pati sukses.

“Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha. “Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku të qëndronte, dhe ky më mori djalin tim. Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” shtoi babai i të voglit.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve në repartin e urgjencës, fëmija mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë dhe, për fat të keq, nuk mundi të mbijetonte nga plagët e rënda. “Ne nuk kemi parë kurrë një pamje të tillë”, thanë infermierët dhe mjekët që u morën me rastin.

Sipas raportimeve nga mediat greke, prindërit e djalit ishin shumë dashamirës ndaj kafshëve dhe shpesh mbledhnin kafshë endacake në zonë dhe kujdeseshin për to. Pitbull-i ishte adoptuar disa javë më parë, ndërkohë që deri atëherë jetonte si qen endacak në fshat. /Panorama

Të këshilluara

Stuhia, përmbytje masive në Greqi

Greqia prej disa ditësh është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut, ku si pasojë janë shkaktuar përmbytje masive. Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë ra...

10:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI