Flash

Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, nuk është njohur me dosjen

Lapsi.al 5 December 2025
Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, nuk është njohur me dosjen

Seanca paraprake në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në datën 12 dhjetor në orën 9:30.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Mësohet se avokati i tij, Artan Gjermeni refuzoi të japë parashtrime, duke deklaruar se i pandehuri Veliaj nuk është njohur ende me dosjen.

Ndërsa më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt, duke e lënë atë në detyrë. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI