Flash

Avokati i Ilir Metës i bën një kërkese interesante GJKKO-së

Lapsi.al 3 December 2025
Avokati i Ilir Metës i bën një kërkese interesante

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani ka depozituar një kërkesë të pazakontë në GJKKO, që lidhet me mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, ku sipas mbrojtjes ai është vendosur në një kabinë xhami ose strukturë metalike izolimi.

Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatë, mbrojtja i kërkon trupit gjykues konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese për shkak të vendosjes së Ilir Metës në kabinë xhami/kafaz hekuri.

Meta kërkon që gjatë seancave ai të vendoset pranë avokatit, pa barriera fizike, gjatë gjithë procesit gjyqësor.

“I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami/kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e sallës.

Ky trajtim: e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave;

krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar”; ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës”, thuhet ne shkrese.

Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja pretendon se vendosja e të pandehurit në kabinë të mbyllur cënon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

Mbrojtja pretendon se pamundësohet komunikimi i lirë dhe konfidencial me avokatin, çka  sipas tyre cenon nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ, të drejtën për mbrojtje efektive.

Më tej, theksohet se paraqitja e tij në kabinë ndikon negativisht në prezumimin e pafajësisë. Sipas mbrojtjes, trajtimi i tillë është në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komitetit Evropian Kundër Torturës, i cili ka kritikuar përdorimin e kafazeve dhe ndarjeve të mbyllura në sallat gjyqësore.

Në kërkesë theksohet se, deri në ndërprerjen e kësaj praktike, “seancat gjyqësore nuk mund të zhvillohen”, duke argumentuar se trajtimi aktual cenon dinjitetin dhe standardet e një procesi të rregullt ligjor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI