Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Berisha: Analizë brenda PD, por jo gjueti shtrigash

Lapsi.al 2 December 2025
Berisha: Analizë brenda PD, por jo gjueti shtrigash

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nisi sot takimet në bazë për analizën e zgjedhjeve të 11 majit. Në një takim në njësinë 9 në TIranë, Berisha tha se nuk duhet të ketë gjueti shtrigash, por një analizë të drejtë për punën e gjithësecilit brenda partisë.

“Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë.

Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike. Dhe në këtë analizë, jeni të ftuar secili prej jush të japë mendime, të bëjë kritika për cilido, të bëjë propozime.

Kam vetëm dy kërkesa. Jo gjah shtrigash. Ne nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave, por japim përgjegjësinë me fakte, me argumente secilit. Ku i patëm dobësitë tona, çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të ndryshojmë? Ne nuk duhet të kemi frikë të bëjmë të gjitha sugjerimet, të gjitha propozimet. Jo.Çfarë të përmirësojmë. Dy momente duhet të ketë secili prej nesh. Hapësirë, hapësirë, hapësirë. Të përpiqemi” – tha Berisha.

Berisha tha se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe se diktaturat nuk ikin me votë. Berisha foli edhe për ata demokratë që pas zgjedhjeve u bënë drejtorë të Ramës.

“Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin. Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit. Nuk kanë asnjë lidhje me ne. Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan. Bënë zgjedhje shumë të gabuar. Dhe ne do ua themi atyre: Ti në momentin e betejës ku ishe? Zgjedhjet janë betejë” - tha Berisha.

Ai kërkoi analizë edhe në strukturat e PD-së.

“Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes. Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo. Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën. Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin.

Prandaj u lutem shumë edhe në debatin tuaj, të diskutojmë si t’i japim përgjigje kësaj, çfarë bëjmë ne për të hequr këtë debat midis nesh. Për të pasur lista më të pranueshme. Do bëjmë një analizë në të gjithë aspektet në mënyrë që të përgatitemi për kohën më të shpejtë të mundshme” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI