Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Mbyllja e rafinerisë/Vuçiç: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre

Lapsi.al 2 December 2025
Mbyllja e rafinerisë/Vuçiç: Serbia vuan, rusët dhe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua kete te marte kombit pas një takimi me ekipet shtetërore përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike dhe zbuloi se nuk ka lajme pozitive kur bëhet fjalë për NIS-in (rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë).

“Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova”, tha Vuçiç.

“Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për para, por për politikë.

“Kjo është e drejta e tyre, ata janë pronarët. Gjëja tjetër është se ne kemi shumë probleme me të. Ashtu siç amerikanët nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç interesave të tyre. Për momentin, vetëm Serbia po vuan dhe do të shohim se si do të shkojë”, u mundua të shpjegonte Presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se JANAF nuk lejoi importin e naftës që nuk ishte menduar për rafinerinë në Pançevë, por për rezervat serbe. “Ata nuk besonin se ishte për magazinim, por për NIS-in. E refuzuan sepse donin të thoshin se nuk ishte vetëm NIS nën sanksione, por e gjithë Serbia është nën sanksione, derisa amerikanët thanë ndryshe”, shtoi ai.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Đedović Handanović, do të informojë NIS-in se nuk ka indikacione se SHBA-të do të japin një licencë dhe kjo do të rezultojë në mbylljen e rafinerisë.

“Ata humbasin 370,000 euro në ditë teksa funksionon kështu. Është puna e tyre kur duan ta mbyllin rafinerinë. Ne dhamë lejen për ta mbyllur”, tha Vuçiç, duke theksuar se Serbia ka karburant të mjaftueshëm sa për të mos u futur në krizë.

Rafineria në Pançevë duhet zyrtarisht të ndërpresë punën sot pas disa ditësh mirëmbajtjeje në regjimin e të ashtuquajturit qarkullim të ngrohtë, teksa SHBA nuk lëshoi licencë për vazhdimin e operacioneve të NIS.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI