Flash

Trafiku i drogës, gjashtë shqiptarë mes të arrestuarve në operacionin e Milanos

Lapsi.al 26 November 2025
Trafiku i drogës, gjashtë shqiptarë mes të arrestuarve

Operacioni i urdhëruar nga Prokuroria Publike e Milanos ka çuar në lëshimin e masave të sigurisë ndaj 28 personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar droge, i cili sipas hetimit kishte ngritur një korridor të qëndrueshëm furnizimi nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Mes të dyshuarve figurojnë edhe gjashtë shtetas shqiptarë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, të gjithë me masë “arrest në burg”, dhe me origjinë nga Kavaja e Burreli.

Prokuroria italiane akuzon grupin se bashkëpunonte ngushtë me degë të ’Ndrangheta-s së Lokridës, konkretisht me klanin Barbaro, duke organizuar, financuar dhe garantuar trafikun shumëtonësh të kokainës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Sipas aktit hetimor, organizata ka trafikuar rreth 3.5 ton kokainë në një periudhë rreth dyvjeçare, prej të cilave mbi 400 kilogramë janë sekuestruar brenda dhe jashtë Italisë, ndërsa vlera e furnizimeve të realizuara arrin në mbi 27 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e provave u sigurua përmes analizës së komunikimeve të koduara të sistemit SkyECC, që zbuloi ndërtimin e një trekëndëshi operacional mes grupeve kriminale të Kalabrisë, Lombardisë dhe Kampanias.

Mes personave nën hetim është edhe një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash. Ai dyshohet se kishte krijuar mekanizma pagesash për llogari të organizatës, duke përdorur sistemin informal kinez “fei ch’ien”, i njohur për transferimin e shumave të mëdha të parave pa lëvizur fizikisht kapitalin. Në dokumentet hetimore nënvizohet se ky mekanizëm kishte një rol të rëndësishëm në menaxhimin e flukseve financiare të rrjetit të drogës.

Tre nga shqiptarët e hetuar, Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë me origjinë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Mediat italiane raportojnë se disa prej tyre shfaqnin shenja të qarta të një stili jetese ekstravagant. Lëviznin me automjete luksoze, përfshirë Lamborghini, dhe qëndronin në hotele të rangut të lartë në Milano, si Armani Hotel.

Artur Hoxhosmani rezulton i arrestuar më parë në Shqipëri me urdhër të SPAK, si pjesë e grupit të udhëhequr nga Plaurent Dervishaj, Erion Alibej dhe Ermir Ndrejaj (“bos i Cinco-s”), të akuzuar për trafikun e 6 tonëve kokainë me vlerë rreth 411 milionë euro. Ndërkohë, emri i Marjus Aliut lidhet me një ngjarje të vitit 2019, kur pas një përplasjeje midis dy grupeve kriminale në Tiranë u vra një kalimtar i rastësishëm.

Hetuesit italianë kanë zbuluar se rrjeti logjistik i trafikut mbështetej në një bazë të qëndrueshme në Milano, por degëzimet e tij shtriheshin në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, si edhe në Kolumbi e Brazil. Ngarkesat e kokainës transportoheshin kryesisht me det, përmes porteve të Livornos, Roterdamit, Gioia Tauros dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e njohur të “grabitjes” së kontejnerëve (e quajtur “rip-off” ose “gacho eiego”), ku pakot e drogës fshihen në kontejnerë të ngarkesave të ligjshme pa dijeninë e kompanive të transportit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI