Flash

“Të plasi trapi! Bëj punën”/ Si Balluku udhëzonte Berberin për fituesit e tenderit

Lapsi.al 23 November 2025
“Të plasi trapi! Bëj punën”/ Si Balluku

News24 ka publikuar detaje të reja nga dosja për çështjen “Balluku”, që ka çuar pas hekurave vartës të saj, si në rastin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, ndërsa dy të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Në një nga bisedat ku flitet në lidhje me shpalljen e fituesit të lotit 4 të Unazës së Madhe, Balluku e “këshillon” Berberin që procedura të shtyhet për ditën e mërkurë.

“Jo, te mërkurën, ikni shijoni fundjavën. Merruni me pune serioze”, shkruan zëvendëskryeministrja, ndërsa i tërheq vëmendjen vartësit të saj për një person që u nxjerr informacionet. “Ke një plehrë aty qe flet”, shprehet ajo.

PJESE NGA DOSJA

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.

Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po mé duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.

Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

Në orën 21:33, Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke`.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI