Flash

“Nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti”, Gaz Bardhi: Rama peng i të pandehurës Balluku

Lapsi.al 22 November 2025
“Nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti”, Gaz Bardhi: Rama peng

Nga Gazment Bardhi

Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.

Reagimi i Edi Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku

Kryeministri i Shqipërisë citon fjalimin e një prej arkitektëve të akuzës së Nurembergut për të krijuar idenë se prokuroria në Shqipëri po abuzon me pushtetin. Por ka një problem thelbësor: Edi Rama nuk e ka luksin t’i japë askujt leksione për standardet e drejtësisë, kur mban akoma në krah të tij një politikane të pandehur nga SPAK. Në Europë, të cilën ai gjithmonë e keqpërdor:

• një ministër që shpallet i pandehur, dorëhiqet.

• kryeministri nuk e mbron, por e shkarkon

• asnjë udhëheqës demokratik nuk bën propagandë filozofike për të relativizuar akuzat kundër qeverisë së tij.

Asnjë fjalim, i kujtdoqoftë ai, nuk e ndryshon dot këtë fakt: Në asnjë vend të Europës nuk qëndron në detyrë një i pandehur. Dhe në asnjë vend të Europës kryeministri nuk bën fushatë kundër vendimit të gjykatës.

Nëse Rama do të ishte vërtet nxënës i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë:

• nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë,

• nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë,

• nuk do të bënte avokatinë e një zv.kryeministreje të akuzuar për abuzim me tenderat.

Përpjekja për t’u fshehur pas fjalimeve nuk e ndryshon dot këtë të vërtetë, por për pjesën më të madhe të njerëzve është bë e qartë se Edi Rama nuk e ka lirinë për të bërë ndryshe.

Në këtë mungesë lirie, të diktuar nga korrupsioni i përbashkët me të pandehurit e pushtetit të tij personal, Edi Rama është bërë krejt i parashikueshëm: dje bënte protesta para SPAK-ut për Erion Veliajn, sot proteston nga facebook-u me leksione filozofie mbi drejtësinë. Nga “ulërimat politike” tek “meditimet juridike”, skenari është i njëjtë — një kryeministër që bën show për të shpëtuar nga pengmarrja.

Filozofitë me juristë të shquar apo meditimet juridiko-jetësore që ka nisur të postojë, nuk e fshehin dot faktin e vetëm real: ai është peng i të pandehurës Belinda Balluku. Sepse kjo është formula e vetme që funksionon brenda sistemit korruptiv të Edi Ramës: “nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti” Dhe diçka e fundit. Pushteti që citon Jacksonin, por mohon drejtësinë, nuk është i denjë. Edi Rama është një i korruptuar i frikësuar.

Të këshilluara

Balluku rikthehet në gjykatë (FOTO)

Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata ...

11:27

Vuçiç: Kroacia synon dobësimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Ba...

10:46

Moti, fundjavë me reshje të dendura

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut par...

08:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI