Rreth orës 21:30 të kësaj të premteje, në një lokal në lagjen "8 Shkurti" të Fierit ka pasur një konflikt mes dy personave. Sipas një njoftimi të policisë dyshohet se pas përplasjes midis një personi të identifikuar si Romeo Çako, 33 vjeç dhe një tjetri të identifikuar si Mariglen Sina, i pari ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al